Ky fshat kosovar e ka ujin magjik, shëron shumë sëmundje

Uji i fshatit të Kosovës, Nasalë konsiderohet prej shumë njerëzve si ujë shërues për shumë sëmundje. Kryetar i fshatit Ruzhdi Selimi, për Tv. Dukagjini ka thënë se ky ujë...

Uji i fshatit të Kosovës, Nasalë konsiderohet prej shumë njerëzve si ujë shërues për shumë sëmundje.

Kryetar i fshatit Ruzhdi Selimi, për Tv. Dukagjini ka thënë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ai ka treguar edhe se të shumtë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike eti.

“Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.

Temat
FunShëndet

Të afërta