Thaçi: Nuk do të lejojmë që në Kosovë të ndodhë modeli i Bosnjës, do të ndikonte në ndarjen e Kosovës

Samiti Brdo-Brijuni kësaj radhe u mbajt në Tiranë. Dje, pak përpara nisjes të samitit, presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka patur një shtrëngim duarsh me homologun serb Aleksandër Vuçiç, por...

Samiti Brdo-Brijuni kësaj radhe u mbajt në Tiranë. Dje, pak përpara nisjes të samitit, presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka patur një shtrëngim duarsh me homologun serb Aleksandër Vuçiç, por asnjë komunikim tjetër.

Gjatë konferencës me gazetarë, Thaçi tha se, ‘askush nuk duhet ta mendojë se Kosova mund të ketë fatin e modelit të disa republikave siç ndodhi në Bosnjë’.

“Nuk do të lejojmë që në Kosovë, në asnjë rrethanë të krijohet ndonjë asociacion, as me mandat ekzekutiv apo tjetër sepse ngjallni një model të republikës serbe. Krijimi i një modeli të tillë do të ndikonte në ndarjen e Kosovës, gjë që ne nuk do ta lejojmë në asnjë rrethanë dhe nuk do lejojmë nga askush që të vihet në tavolinë. Kam kërkuar nga autoritetet e Bosnje-Hercegovinës që kanë qenë përfaqësuar si ai serb dhe ai boshnjak, që ta njohin Pavarësinë e Kosovës sepse është një vendim Evropian dhe di të ndihmojë në stabilitetin e rajoni”, përfundoi Presidenti i Kosovës.

“Shpresoj që Samiti i Parisit të jetë më mirë i organizuar dhe të prodhojë substancë dhe gjithashtu shpresoj sepse kam qenë vetë i tmerruar kur u informova se në Berlin nuk kanë qenë të informuar organizatorët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj e ritheksoj edhe një herë sot se pa rolin udhëheqës të SHBA-së, nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm dhe e lëre mos ndonjë marrëveshje të apo ndonjë implementim./Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta