Haradinaj kritikon rëndë Mogherinin, thotë se Kosova i shpëtoi ndarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur përsëri sot për dialogun me Serbinë. Madje ai ka cilësuar se përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini i ka ikur nga...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur përsëri sot për dialogun me Serbinë.

Madje ai ka cilësuar se përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini i ka ikur nga dora ky proces, transmeton lajmi.net.

E sipas tij, kjo ka ndikuar që Kosova të shpëtojë nga rreziku i ndarjes.

“Samiti i Berlinit është një ngjarje shumë e dobishme dhe e suksesshme për Kosovën sepse procesi i dialogut i është marrë Mogherinit, tek e cila ka pasë rrezik që Kosovës me i ardhë e keqja edhe përfshirë ndarjen Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, dialogu tani është në përgjegjësi të kancelares Merkel e presidentit francez, Emanuel Macron.

“Procesi tanimë është në përgjegjësi të Merkelit dhe Macronit. Ky është suksesi më i madh sepse dialogu është hequr prej adresës, e cila ka mund të befasojë Kosovën me ndonjë marrëveshje të keqe”, ka shtuar ai.

Sipas Haradinaj, kushdo që ka besuar se duke e ndarë Kosovës arrihet një marrëveshje finale, e ka parë që ai projekt është i mbyllur.

“Kushdo që ka besuar se duke e ndarë Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi e kanë parë se ai projekt është përmbyllur. Pra, heqja e dialogut nga Mogherini te Merkel, e cila ka pasë qëndrim të qartë dhe e ka ende kundër lëvizjes me territore dhe kufij, tanimë mund të jemi më të qetë. Shihet qartë që nuk kemi më rrezik të ndarjes”, tha Haradinaj.

Haradinaj këto komente i bëri pas homazheve në varrezat e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Temat
LajmeVend

Të afërta