Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Blerta Deliu, ka shkruar në Facebook për Ditën e Evropës, duke thënë se nuk ka asnjë aryse të vetme që Kosova të festoj Ditën e Evropës – shkruan Periskopi.
Ajo ka thënë se është paradoksale të festohet kjo ditë kur as vendet e BE’së nuk e kanë pushim sot.
“Nuk ka as edhe një arsye të vetme që Kosova të festoj Ditën e Evropës, madje është krejt paradoskale te festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet e anëtare të Bashkimit Evropian e jo më Kosova, shtet i cili nuk e ka as statusin e kandidatit në BE”, ka thënë ajo.
Shkrimi i saj i plotë:
Pse duhet me festu sot?!
Nuk ka as edhe një arsye të vetme që Kosova të festoj Ditën e Evropës, madje është krejt paradoskale te festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet e anëtare të Bashkimit Evropian e jo më Kosova, shtet i cili nuk e ka as statusin e kandidatit në BE.
Ligji për festat zyrtare duhet te trajtohet dhe te largohet 9 maji si festë zyrtare.
Nuk bëhemi më proevropian nëse sot festojmë përkundrazi duhet të punohet shumë më shumë për tu afru me shtet të BE-së.