Sa orë gjumë u nevojitet adoleshentëve?

Prindërit shqetësohen nëse fëmijët e tyre po flenë sa duhet. Studimet sugjerojnë se adoleshentët po vuajnë nga një epidemi e mungesës së gjumit në përmasa globale. Kjo ka ndikim...

Prindërit shqetësohen nëse fëmijët e tyre po flenë sa duhet. Studimet sugjerojnë se adoleshentët po vuajnë nga një epidemi e mungesës së gjumit në përmasa globale. Kjo ka ndikim në shëndetin në terma afatgjatë.

E, bash sa orë gjumë duhet të bëjnë adoleshentët dhe si mund prindërit t’u ndihmojnë atyre në këtë drejtim?

Gjëja e parë që duhet kuptuar është se adoleshentët janë ende duke u rritur dhe truri i tyre ende po zhvillohet, pra atyre iu duhet më shumë gjumë se sa të rriturve.

Ata gjithashtu kanë një ritëm të ndryshëm të gjumit dhe lëshojnë melatoninë (hormonin natyral që rregullon gjumin) më vonë, që do të thotë që gjumi gjatë natës vjen më vonë, andaj ata kanë tendencë që të shkojnë në shtrat më vonë dhe të zgjohen më vonë gjithashtu. Natyrisht se atyre iu duhet të zgjohen herët për shkollë, andaj kjo gjetje është kontradiktore.

Pra, cila është koha optimale për gjumë tek adoleshentët? Ekspertët kanë sugjeruar që të rinjtë e moshave 13 deri 18 vjet duhet të flenë 8 deri në 10 orë rregullisht, në baza ditore natyrisht, për të pasur një shëndet optimal.

Për fat të keq, studimet tregojnë që në 53% të rasteve, adoleshentët po flenë më pak se tetë orë, në ditët kur ata duhet të shkojnë në shkollë.

Një numër i madh i aktiviteteve ndodh në kokën e të rinjve kur ata janë në fazën e zhvillimit. Gjatë adoleshencës, ka shumë ndryshime të mëdha në formën e të menduarit, të emocioneve, sjelljes, dhe ndërlidhjeve sociale.

Adoleshentët reagojnë shumë ndaj stresit, dhe hormonet e tyre që ndihmojnë në reaksionin ndaj stresit gjithashtu piqen. Hormonet e seksit ndikojnë në neuropërçuesit e trurit të tyre dhe rrisin reaksionin ndaj stresit. Dhe, kur i shtojmë mungesën e gjumit, atëherë mund të ketë ndërlikime të mëdha.

Një rishikim i kohëve të fundit identifikoi rrezikun më të madh për vetëvrasje, mbipeshë, shkallë të lartë të lëndimeve, vëmendje të ulët të vazhdueshme dhe nota të ulëta për adoleshentët që flinin më pak se tetë orë.

Fjetja prej nëntë ose më shumë orëve ka qenë, në anën tjetër, e lidhur me kënaqësi më të mirë të jetës, më pak ankesa shëndetësore dhe marrëdhënie më cilësore familjare për adoleshentët.

Prindërit mund të punojnë me adoleshentët për të vendosur kohërat e gjumit. Ata duhet të inkurajojnë përdorimin e shtretërve vetëm për gjumë dhe për t’u çlodhur para gjumit.

Përdorimi i teknologjisë elektronike para shtratit dhe gjatë natës rrit rrezikun për një kohë më të shkurtër të fjetjes. Hulumtimet tregojnë se aktiviteti fizik dhe shmangia e ekraneve para shtratit janë të dyja strategji për të nxitur kohëra të gjumit të hershme dhe për të mbrojtur gjumin e të rinjve të tyre.

Prindërit mund të mbështesin përdorim të vogël të pajisjeve elektronike para kohës së gjumit dhe gjatë natës duke vendosur mbushësit në një bllok të ngarkimit larg dhomave të gjumit.

Prindërit gjithashtu mund të ndihmojnë adoleshentët e tyre të arrijnë tetë orët e rekomandura të gjumit ose më shumë, duke u angazhuar në aktivitete relaksuese familjare me ta në mbrëmje.

Temat
Fun

Të afërta