Xhamia shqiptare në mesin e objekteve më të bukura në botë

Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit apo Xhamia e Plumbit në Shkodër të Shqipërisë është në mesin e 50 objekteve më të bukura muslimane në botë, shkruan Gazeta Metro. Kjo...

Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit apo Xhamia e Plumbit në Shkodër të Shqipërisë është në mesin e 50 objekteve më të bukura muslimane në botë, shkruan Gazeta Metro.

Kjo xhamia konktretisht ndodhet në vendin e 37 para xhamisë, duke lënë pas ato të Turqisë e Pakistanit, që llogatiten si më të mirat në botë.

Në vendin e 31 renditet Xhamia Blu në Stamboll të Turqisë, ndërsa dhjetë vende pas xhamisë shqiptare është Xhamia e Madhe në Paris.

Kjo xhami u ndërtua në vitin 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushati (Plaku), themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës.

Kjo xhami është një nga ndërtesat më të vjetra të Shkodrës dhe xhamia më e madhe dhe më e bukura e Shqipërisë deri në gjysmën e parë të shekullit XX, periudhë në të cilën filluan të ndërtohen xhami të dimensioneve të mëdha.

Xhamia ka qenë e veshur me plumb dhe nga kjo u quajt “Xhamia e Plumbit”, e me këtë emër njihet edhe sot.

Temat
Fun

Të afërta