Vogëlushja ia pastron dhëmbët krokodilit, pamjet bëjnë xhiron e botës (Video)

Një ngjarje e pazakontë është filmuar me telefon të mençur – një vajzë e vogël duke ia pastruar dhëmbët një krokodili.

E veshur me fustan të verdhë, vajza e vogël përdor brushën e dhëmbëve për t’ia pastruar dhëmbët e mprehtë krokodili.

Videoja është filmuar në një shtëpi në Tangerang në Indonezi, kurse ky veprim është cilësuar si tepër i rrezikshëm nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

E ulur në një enë të mbushur me ujë, vogëlushja dukej se po argëtohej derisa po i pastronte dhëmbët krokodilit. Megjithatë nuk dihet se ku ishin prindërit e vogëlushes që në ato momente po luante me krokodilin.

Temat
Përgjithshme

Të afërta