Ju zhduk vajza para 20 vitesh në Suedi, ky është mesazhi i nënës së përvuajtur (Video)

Jo të gjithë bashkatdhetarët tanë që jëtojnë në Diasporë i ka përcjellur fati i mirë.

Njëra ndër familjet fatkeqe ishte ajo e Jasharajve, ku në vitin 1998 kësaj familje ju zhduk vajza e vogël Jasmina.

Ata ishin zhvendosur disa vite më parë nga Podujeva në një qytezë të Suedisë.

E ftuar këtë javë në emision “Përrallë me Tupan”, ishte nëna e Jasminës, zonja Florije Jasharaj.

Ajo rrëfeu mes lotësh zhdukjen e vajzës, sesi asnjëherë nuk u dorëzuan duke e kërkuar, e në fund edhe humbjen e bashkëshortit të saj Rexhepit, i cili siç thotë ajo: “Vdiq me zhig për ta gjetur vajzën”.

Rasti i saj është ende i hapur në shtetin suedez, edhepse kanë kaluar njëzetë vite.

Për më shumë ndiqni emisionin në videon e mëposhtme:

Temat
EmisionetPërrallë me TupanValaMala Show

Të afërta