Bukuroshja shqiptare që po lë nam në Suedi me zërin e saj sjell videoklip të ri (Video)

Bukuroshja shqiptare e lindur, rritur dhe shkolluar në Suedi, përveq bukurisë që ajo ka, Saranda Hasani është një talente e rrallë në muzikë. E shkolluar në drejtimin e muzikës,...

Bukuroshja shqiptare e lindur, rritur dhe shkolluar në Suedi, përveq bukurisë që ajo ka, Saranda Hasani është një talente e rrallë në muzikë.

E shkolluar në drejtimin e muzikës, në solo-këndim, si e vogël ajo tregoi talentin e saj, ku në vitin 2014 mahniti jurinë profesionale të IDOL-it suedez, ku nga 19600 konkurrentë, ajo u kualifikua në TOP 10 zërat më të bukur të Suedisë.

Saranda vazhdoi karrierën e saj si artiste e pavarur dhe që njihej te publiku suedez.

Edhepse e lindur dhe rritur në Suedi, ajo zotëron shumë bukur gjuhën amëtare, si dhe i ka kushtuar vend të posaçëm këngës shqipe.

Kënga e saj “Spo du” u dëgjua mjaft shumë, gjë që bëri që ajo të marrë oferta të shumta nga shtëpi diskografike dhe producentë dhe produksione ndërkombëtare.

“HOS MEJ” është videoklipi i saj i parë në gjuhën suedeze, që në shqip do të thotë “Tek unë”.
Saranda në këtë projekt ka bashkëpunuar me njërin ndër reperët më të njohur në Suedi, Finess. Kënga është punuar më mjeshtëri nga producenti Matte Caliste dhe produksioni i tij “Statsbild”.
Për tekstin janë përkujdesur vetë artistët për pjesët e tyre, Saranda dhe Finess.

Ky është vetëm fillimi I suksesve të Sarandës, e që shpresojmë që sukseset ta përcjellin në vazhdimësi bukuroshen shqiptare, pse jo edhe drejt skenave ndërkombëtare të muzikës.

Temat
Showbiz

Të afërta