Zbulimi i madh i ekspertëve: Toka fsheh miliarda tonë diamante, ata mund të nxirren vetëm nëse shpohet 240 kilometra

Nën sipërfaqen e Tokës ekziston një thesar gjigant prej disa miliardë tonë diamantesh, kanë njoftuar ekspertët e Institutit prestigjioz për Teknologji (MIT) në Massachussetts të SHBA-ve. Megjithatë, ekspertët kanë...

Nën sipërfaqen e Tokës ekziston një thesar gjigant prej disa miliardë tonë diamantesh, kanë njoftuar ekspertët e Institutit prestigjioz për Teknologji (MIT) në Massachussetts të SHBA-ve.

Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se tani për tani nuk ekziston ndonjë nguti që të nxirren, pasi ata gjenden nga 145 deri në 240 kilometra nën sipërfaqen e planetit tonë, shumë më thellë sesa që deri më tani janë hapur vrima, dhe aktualisht nuk ekziston një teknologji e tillë që do të mund ta bënte, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të arrijmë tek diamantet, por ka shumë më shumë se që është menduar më herët”, ka deklaruar eksperti Ulrich Foll, duke shtuar se diamanti jo vetëm që është gurë i çmuar, por diçka që e bën Tokën një vend më të mirë.

Duke përdorur teknologjinë e sizmologëve për të analizuar se si kalojnë valët e zhurmës nëpër Tokë, ekspertët kanë zbuluar mure që mbulojnë bërthamën e Tokës, duke krijuar kështu një mbështjellës rreth saj.

Dhe pas hulumtimeve të detajuara, është zbuluar se ato mure janë nga diamanti dhe se Toka nën sipërfaqen e saj ka shumë më shumë gurë të çmuar se që është menduar më herët.

Ekspertët gjithashtu kanë njoftuar se gjatë 20 viteve të ardhshme do të jetë e pamundur gjetja e këtyre diamanteve, pasi do të nevojiteshin të ndodhnin shpërthime të mëdha të vullkaneve që do t’i nxirrnin mbi sipërfaqen e Tokës, kurse shpërthime të tilla ndodhin shumë rrallë. /Telegrafi/

Temat
Fun

Të afërta