Nëna që e rriti i tregoi që ishte fëmijë i falur (Video)

Këtë javë “Përrallë me Tupan” vjen me një histori të trishtë.

Nazmi Zekiçi, i lindur me emrin Alush Gashi, erdhi në “Përrallë”, për të treguar historinë e dhimbshme të jetës së tij.

Nazmiu kur kishte vetëm 3 ditë që kishte lindur, u dha për adoptim tek një familje tjetër.

Nazmiu tregoi momentin kur ajo që mendonte se ishte nëna e tij e vërtetë, i tregoi se ai ishte i adoptuar.

Ai filloi kërkimin për nënën e tij, duke e gjetur dhe takuar atë pas 35 vitesh.

Lumturia e tij nuk zgjati shumë, pasi ajo ndërroi jetë pas një kohe të shkurtër. Pengu i Nazmiut është që kishte realizuar vetëm një takim me nënën e tij, gjatë një udhëtimi me autobus.

Këtë histori të trishtë, mund ta ndiqni në “Përrallë me Tupan”, të rrëfyer për herë të parë nga Nazmi Zekiçi:

Temat
EmisionetPërrallë me TupanValaMala Show

Të afërta