Ngritja e tokës shkëmbore në Antarktik çrregullon tërë botën

Për shkak të ndryshimeve klimatike, akulli po shkrihet dhe po ngjallet tektonika e rrezikshme e kontinentit të Antarktikut. Terreni shkëmbor në të cilin mbështetet pjesa perëndimore e kontinentit po...

Për shkak të ndryshimeve klimatike, akulli po shkrihet dhe po ngjallet tektonika e rrezikshme e kontinentit të Antarktikut.

Terreni shkëmbor në të cilin mbështetet pjesa perëndimore e kontinentit po rritet shumë më shpejt se sa pritej, sipas një ekipi ndërkombëtar të studiuesve. Kjo sjell me vete disa pasoja serioze për të ardhmen e një kontinenti me madhësi të dy Australive.

Ngritja e tokës nën akull do të thotë se mund të prishë stabilitetin e shtresës së akullit, sidomos nëse merret parasysh shkrirja gjithnjë e më e madhe e akullit.

Për më tepër, në qoftë se rezulton se është me të vërtetë ‘një ashensor’ ose subdukim tektonik, mund të nënkuptojë se deri në dhjetë për qind më shumë akull janë shkrirë në Antarktidë deri më tani sesa është menduar më parë.

Meqenëse nuk ka qytetërim në kontinent, Antarktiku përcakton gjeografinë e tij. Në Detin Amundsen shkrihet çdo vit akull i mjaftueshëm për të mbuluar Danimarkën ose 43.000 kilometra katrorë, me një shtresë prej 2.8 metrash me ujë, dhe përgjatë Detit Amundsen është ngujuar ujë i mjaftueshëm për të ngritur nivelin e detit rreth botës për 1.2 metra.

“Këto sasi të mëdha janë të rrezikshme për të gjithë planetin, por sidomos për veriun e Evropës, për shkak të kombinimit të efekteve të gravitetit në veri të kontinentit të vjetër. Nga ana tjetër, humbja e akullit në Grenlandë nuk do të thotë asgjë këtu, por ngre nivelin e detit në hemisferën jugore dhe destabilizon më tej Antarktikun”, thotë studiuesi Valentin R. Barlett nga Universiteti në Danimarkë.

Në Alaskë dhe Islandë, toka ngritet 20-30 milimetra në vit dhe kjo konsiderohet jashtëzakonisht e shpejtë, dhe matjet e reja tregojnë se në Antarktik është arritur shpejtësia prej 41 milimetra në vit.

“E pazakontë, por me siguri ndryshon pikëpamjen tonë të përgjithshme për situatën”, thotë Terry Wilson, autor i një studimi të ri që merret me këtë çështje.

Ai thotë se pjesa nën Antarktik po bëhet gjithnjë më e ngrohtë dhe shumë më fluide sesa është menduar. Kjo gjithashtu do të thotë se reagon shumë më shpejt në shkrirjen e akullit sipërfaqësor.

“Antarktiku është kompleks dhe disa ndryshime pozitive nga njëra anë mund të shoqërohen nga ndërrime shumë negative nga ana tjetër”, thotë Wilson, duke shtuar se kjo është pasojë e ngrohjes globale.

“Çdo model i mundshëm i situatës nuk është i favorshëm, dhe është gjithashtu e vështirë të parashikohet nëse shpërbërja do të ndalet ndonjëherë”, pohon ai.KP/Telegrafi

Temat
Përgjithshme

Të afërta