Luana mban premtimin, udhëton në Podujevë për ta takuar fansen për ditëlindje

Luana Vjollca është një personazheve të njohura që ka fansa të shumtë nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.

Moderatorja e popullarizuar, e cila e ka provuar veten edhe si këngëtare, ruan kontaktin me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Ajo numëron mbi 1.1 milion ndjekës në Instagram, ku ndan imazhe nga përditshmëria e saj dhe admiruesit kanë mundësi që të informohen nga afër për aktivitet e biondes nga Shqipëria.

Ndërsa gjatë ditës së diel, Luana ka bërë diçka të veçantë duke e vizituar një fanse për festën e ditëlindjes së saj të 15-të.

“Të dhashë fjalën që do të vija të të takoja për ditëlindjen tënde dhe jam shumë më e lumtur se ti që ia dola të vij pavarësisht kushteve të vështira”.

“Faleminderit për gjithë dashurinë e pakushtëzuar që më dhuroni për kaq shumë vite”.

“‘Lunator’ përgjithmonë familje! Pas një periudhe shumë të lodhshme dhe një dite të gjatë me xhirime, ndjenja që mora sot ishte gjithë doza e motivimit që më duhej”.

“Gëzuar 15 vjetorin tënd e bukura ime Diellza. Mëso shumë e puno fort për të realizuar ëndrrat e tua!”, ka shkruar Luana në përshkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta