Defatoret ngacmojnë Frashër Osekun, e bëjnë të qeshë me lotë (Video)

Frashër Oseku ishte i ftuari i rradhës në emisionin “Përrallë me Tupan”. Frashëri njihet si përkrahës i Flamurit Shqiptar Kuq e Zi, si dhe disa herë ka kritikuar Flamurin e Kosovës.

Frashëri është ish-ushtar i UÇK-së, i cili edhepse ështe që shumë kohë shtetas suedez, e la Suedinë për t’iu bashkangjitur UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Mirëpo ky veprim i tij, i kushtoi shumë, duke përfunduar i plagosur rëndë në kokë.

Edhepse gjendja e tij është përmirësuar, ai ka treguar se kjo ende i shkakton probleme të mëdha shëndetësore.

“Defa Show” të “Përrallë me Tupan”, si gjithmonë i kanë kushtuar një diss mysafirit.

Për më shumë ndiqni emisionin:

Temat
EmisionetPërrallë me TupanValaMala Show

Të afërta