Katy Perry bën gabimin e madh. I shkruan të dashurit në koment atë që do i çonte në mesazh

Ata kanë qenë një nga çiftet më të komentuara prej kohësh në media. Që pasi i dhanë fund lidhjes së tyre këngëtarja e hitit “Bon Apetit” Kety Perry dhe partneri i saj, aktori i njohur i filmit “Pirates of the Caribbean” Orlando Bloom janë komentuar gjatë, duke qenë se pa kaluar shumë kohë nga ndarja e tyre ata u fotografuan sërish bashkë.

Por mesa duket thashethemet se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit janë të vërteta dhe këtë gjë e vërteton më së miri edhe komenti që këngëtarja ka lënë në një nga postimin e Bloom. Këngëtarja ka menduar se ishte duke i dërguar një mesazh privat të dashurit të saj, por në fakt ka lënë një koment në postimin e tij i cili ka bërë bujë në të gjitha mediat.

Aktori ka shpërndarë një foto ku bën të ditur projektin e tij të radhës dhe reagimi i Katy ka qenë epik.

“Dua akses të veçantë për atë prapanicë”, i ka komentuar këngëtarja, e cila më vonë e ka kuptuar që komentin e saj e ka parë gjithë rrjeti dhe i ka lënë një sqarim të dytë.

“Ups, doja të ta dërgoja ty në privat këtë gjë”, shkuan Katy duke vërtetuar kështu se ajo dhe Orlando janë lidhur sërish dhe që nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit.

Temat
Showbiz

Të afërta