Këngëtarja e njohur e dasmave kosovare edhe një psikologe e suksesshme (Foto)

Eshtë vetëm 25 vjeqare e talentuar dhe mjaft e bukur e cila ka lindur për skenën dhe këngën.

Muzika është pasioni I saj më I madh me të cilin bashkjëton çdo ditë.

Ështjë kjo Liridona Thaqi e lindur në Klinë dhe e martuar në Rahovec dhe e cila është bërë nënë për herë të parë në vitin e kaluar, shkruan Botapress.

Këngëtarja në fjalë ka filluar të pëlqehet nga publiku dhe të jetë ndër më të kërkuarat për këtë sezon në ahengje familjare, bashkë me grupin muzikor Bashota.Poashtu do të jetë e angazhuar edhe në koncerte si në Kosovë poashtu edhe jashtë Kosovës.

Liridona Thaqi me këngën është marrë qysh në vegjëli dhe rrjedh nga një familje me traditë muzikore.

Ajo ka qenë gjithmonë e pëlqyer me zërin e saj fantastik dhe është një zgjedhje e përkryer për ahengjet familjare.

Ajo së fundi ka publikuar një këngë të re dhe po I përgatit edhe videospotin, ndërsa ka treguar për Botapress se po përgatit edhe albumin e saj muzikor.

Ndërsa poashtu ajo është në prag të përfundimit të magjistraturës në departamentin e Psikologjisë./Botapress/

Temat
Showbiz

Të afërta