E rastësishme apo jo, Elvana vishet njejtë si këngëtarja serbe

Cilës i shkon më shumë?

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata përveç zërit shquhet edhe për stilin e veçantë dhe vazhdimisht është në qendër të vëmendjes me veshjet e saj të shtrenjta.

Së fundmi, Elvana ka performuar në festivalin “Colours Day” në Tiranë, ku ka shkëlqyer e veshur me një kostum me ngjyra të ndezura, dhe dizajne figurash të markës Versace.

E në të njëjtin kostum është parë më herët edhe këngëtarja e njohur serbe Jelena Karleusa, e cila njihet si një nga femrat më me stil dhe shumë të dashura për publikun atje.

Ndryshe, kujtojmë se “Off Guard” është projekti i fundit nga Elvana Gjata në bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan, Ty Dolla $ign.

Temat
Showbiz

Të afërta