Si do të shuhet dielli, shkencëtarët zbardhin misterin

Dielli do të zhduket pas 10 000 milionë vitesh dhe do të shndërrohet në një unazë të madhe të ndritshme gazi dhe pluhuri ndëryjor i njohur si reja planetare.

Në këtë përfundim ka arritur ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve që publikon “Nature Astronomy”. Transformimi është një re planetare që shënon fundin e jetës aktive në masën 90% të yjeve dhe tranzicionin e yllit të kuq në një yll xhuxh të bardhë të degjeneruar.

Megjithatë shkencëtarët nuk ishin të sigurt të asaj që do t’i ndodhë Diellit; mendohej që masa e yllit tonë ishte shumë e ulët për të krijuar një re planetare të dukshme, shkruan horizonti.al.

Për të mbërritur në këtë përfundim, ekipi i ekspertëve krijoi një model yjor të ri me të dhënat për të parashikuar ciklin vital të yjeve dhe i përdorën për të llogaritur ndriçimin e mbështjelljes së nxjerrë nga yje të ndryshme dhe me mosha të ndryshme.

Kur një yll vdes lëshon në hapësirë një masë gazi dhe pluhuri i njohur si mbështjellja që mund të mbërrijë deri në gjysmën e masës së tij.

Në këtë moment bërthama e nxehtë bën që mbështjellja të ndriçojë për vite deri në 10 000 vite dhe është kjo ajo që bën që reja planetare të jetë e dukshme. Disa re janë kaq të ndritshme sa mund të shihen nga distanca të mëdha deri në dhjetëra milionë vite dritë, nga vende ku vetë ylli ka qenë mjaft i largët për t’u lokalizuar.

Modelet e mëparshme sinjalizonin se që reja planetare të ishte e dukshme, ishte e nevojshme që ylli të kishte të paktën dy herë masën e Diellit.

Tani kanë zbuluar se pas nxjerrjes së mbështjelljes, ylli fillon e nxehet tri herë më shpejt se në modelet e vjetra dhe e bën shumë më të lehtë për një yll, me masë të vogël si Dielli. të mund të formojë një re planetare të ndritshme.

Temat
Fun

Të afërta