Dafinës i mungon Ledri? Këngëtarja publikon foton që i thotë të gjitha…

Lidhja midis dy këngëtarëve, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula, ka qenë ndër më të përfolurat në media.

Pasi dyshja njoftoi se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar, fansat kërkonin vazhdimisht rikthimin e tyre, por kjo gjë nuk ndodhi.

Pas kaq shumë kohësh duket se Dafina ka mall për ish- të dashurin dhe një foto e publikuar prej saj, flet më shumë se çdo fjalë.

“Më mungojnë këto flokë”- ka shkruar Dafi bashkangjitur një fotoje ku shihet e përqafuar me Ledrin, shkëputur nga videoklipi që dyshja ka realizuar së bashku. Këto imazhe ngrenë shumë dyshime, pasi të gjithë e dimë se këngëtarja mund të ketë edhe shumë foto të tjera vetëm, me flokët e gjata.

Kujtojmë se Dafina është në lidhje ndërsa Ledri pas ndarjes nga Adela Sollaku është treguar shumë hermetik për jetën e tij private.

Temat
Showbiz

Të afërta