Bebet vdesin pa nevojë për shkak të stilit të pashëndetshëm të jetesës së nënave

Vetëm në Angli vdesin qindra bebe në vit për shkak se nënat e tyre tymosin duhan, konsumojnë alkool, abuzojnë me droga ose janë obeze. Hulumtuesit anglezë kanë krahasuar shkallën...

Vetëm në Angli vdesin qindra bebe në vit për shkak se nënat e tyre tymosin duhan, konsumojnë alkool, abuzojnë me droga ose janë obeze.

Hulumtuesit anglezë kanë krahasuar shkallën e vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjet në Suedi, pasi që ky shtet ka të njëjtat nivele të zhvillimit ekonomik dhe kujdesit shëndetësor.

Kështu ata zbuluan se vdekjet e bebeve janë pothuajse dyfish më të shpeshta në Angli, apo 600 vdekje më shumë.

Autorët e studimit sugjerojnë se shëndeti i dobët i nënave gjatë shtatzënisë i shkakton bebet të lindin para kohe dhe të lindin me peshë të ulët.

Veç kësaj, bebet në Angli janë gjithashtu më të prirë të kenë anomali të lindjes, siç janë defektet e zemrës sesa ata në Suedi.

“Bebet e lindura para kohe ose të lindura me peshë të ulët kanë rrezik më të madh të vdekjes së parakohshme, ndërkaq ata që mbijetojnë janë më të prirë të kenë sëmundje kronike”, ka thënë udhëheqësja e këtij studimi, Dr. Ania Zylbersztejn.

Temat
Shëndet

Të afërta