Stefanoviq paralajmëron arrestimin e Haradinajt nëse viziton Preshevën

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar sot se kurrfarë protokolli nuk do ta mbronte kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj nga arrestimi nëse do ta vizitonte Serbinë, raportojnë mediat serbe.

Duke komentuar deklaratën e Haradinajt se është ftuar nga autoritetet lokale që ta vizitojë Medvegjen, dhe se vizita e tij do të realizohej përmes protokollit dhe se do t’i jepej leja nga autoritetet serbe dhe ato ndërkombëtare, Stefanoviq ka deklaruar se “protokolli i vetëm që Haradinaj do ta kishte do të ishte ai që do ta dërgonte në burg”, transmeton Telegrafi.

“Gjykatat tona prej kohës e kërkojnë Haradinajn për vepra të ndryshme, dhe nuk ka kurrfarë protokolli që do të mund ta mbronte”, ka shtuar Stefanoviq për televizionin serb Pink, duke pranuar se nuk ekziston kurrfarë funksioni politik që do të mund ta mbronte Haradinajn.

Kryeministri i vendit ditë më parë ka deklaruar se është i gatshëm ta vizitojë Medgjeven dhe Preshevën, me ftesë të autoriteteve lokale. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta