Policia e Kosovës arreston “bosin” e kontrabandës nga Serbia

Policia e Kosovës ka arrestuar njeriun kryesor të kontrabandës nga Serbia, Besim Zeqirin, i cili nga të gjithë njihet me nofkën ‘Kaça’.

Metro merr vesh nga burime brenda Policisë se arrestimi është kryer para dy ditësh, dhe ky operacion është kryer në kryeqytet.

“Kaça është arrestuar para dy ditësh në Prishtinë, tani është në Mitrovicë”, ka thënë burimi i Metros.

Ndërkaq, ndaj të njëjtit Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji, si i dyshuar për vepra penale.

Ndërkohë, Kaçës para disa ditësh ia sulmuan një restorant që e mbante në veri të Mitrovicës. Aty ai sillte vajza nga Serbia që ushtronin aktivitete të dyshimta prostitucioni.

Ndryshe, Metro në vazhdimësi ka raportuar rreth kontrabandës në veri dhe emri i të arrestuarit Besim Zeqiri është përmendur shpeshherë.

Temat
Lajme

Të afërta