Konsensusi nacional nuk arrihet përmes Tryezave (in)formale, por, përmes Parlamentit

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Ideja e konsensusit nacional, për temat kruciale, me modelin që i ofrohet publikut kosovar nga subjektet politike, ka shumë dobësi:

1. S’pari, është i përgatitur me aq nguti e presion të kohës, sa është harruar fare në metodologjinë dhe cakun e qëllimit që dëshirohet të arrihet, me këtë formë të komunikimit publik. Pra, lë përshtypje më shumë formale, se sa obligative për akterët

2. S’dyti, ideja lë përshtypje se është një konsensus pandan i asaj çfarë, është duke bërë Presidenti serb Aleksandër Vuqiç, i cili si seriozitetin ashtu edhe veprimin e agjendës së idesë në fjalë, nuk dizajnoi e as paramendoj si një formalitet doktrinar ad hoc, por, si një ofertë të tipit take or leave, në raport me shqiptarët e Kosovës.

3. S’ treti, ky konsensusi nacional që po pretendohet të “arrihet”, e që në fakt: nuk e ka këtë qëllim imediat, edhe për arsye se është i dizajnuar me logjikën e ruajtjes dhe konservimit të monopoleve politike dhe rejtingut publik të qeveritarëve aktual, në sytë e votuesve oportun dhe skajshmërisht të painformuar!.

4. S’ katërti, nuk mund të bëhet përmes konferencave, as protagonizmave partiake, e as takimeve formale të tipit “O rruk burra”(!), por, fillimisht ekskluzivisht përmes: grupeve të ekspertëve që tanimë Kosova i ka nga të gjitha dikasteret dhe temat që duhet të bisedohet me Serbinë

5. S’pesti, mbajtja e tryezave konsenzuale ne fakt janë refuzim i institucioneve te dala nga zgjedhjet e fundit. Bie fjala, si mund të bëhen me të fuqishme dhe më obligative çfarëdo “konsensusi i arritur”, që bëhen duke injoruar Parlamentin e Kosoves? Është absurd i llojit të vetë të “zbulosh” mekanizmin e ri obligativ, e në ndërkohë ta mohosh aulen e Parlamentit

Temat
Opinione

Të afërta