Vazhdon të mahnit nëna e Argjentina Ramosaj, tërheqëse edhe në këtë moshë

​Prezantuesja Suzana Mushkolaj, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të ekranit.

Ajo gjendet çdo javë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Metamorfoza”, në të cilin sjell ndryshimet e shumëdëshiruara të femrave që bëhen pjesëmarrëse të këtij emisioni.

Suzana është një ndër prezantueset më atraktive të emisionit, dhe këtë e ka treguar më së miri me paraqitjet e saj elegante javë pas jave në emision.

Mushkolaj është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet mjaft tërheqëse dhe atraktive.
Duket se për nënën e këngëtares Argjentina Ramosaj, vitet nuk kalojnë, kjo pasi ajo arrin të ruajë vitalitetin dhe hijeshinë e saj femërore.

Temat
Showbiz

Të afërta