Rastësi apo nga qejfi? Pas Encës edhe Noizy bën këtë veprim të jashtëligjshëm

Edhe pse Enca dhe Noizy nuk kanë me shoqëri, ‘veset’ si duket i kanë njësoj.

Pak ditë më parë Enca postoi një foto teksa po dridhte një teke bar me shoqërinë.

Madje fletët që po përdorte ishin dollarë me fytyrën e Encës.

Por tashmë edhe Noizy nuk mbetet pas sepse është bërë gati të pijë bar me naçut e grupit të njohur KMN.

Reperi shqiptar ka gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për të mirëpritur miqtë e tij, me bar shqiptar, shumë i njohur në të gjithë botën.

Jo për ndonjë gjë, por është bërë e zakonshme që çunat të respektojnë njëri-tjetrin me “1 teke bar”./intv.al/

Temat
Showbiz

Të afërta