Çifti amerikan bëhen me fëmijën e 14-të dhe të gjithë janë djem

​Një çift nga shteti amerikan i Miçiganit i cili ka 13 djem tanimë janë bërë edhe me një fëmijë – dhe ai përsëri është një djalë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fëmija i ri Jay dhe Kateri Schwandt kanë lindur të mërkurën mbrëma, ndërsa shtohet se djali i porsalindur është rreth 3.7 kilogramë dhe 53 centimetra i gjatë.

Babai Jay Schwandt tha se ishte i lumtur dhe se nëna dhe fëmija ishin mirë. Emri i foshnjës ende nuk është publikuar.

Një familje e lumtur e Schwandt jeton në Rockford, Michigan, dhe djali i tyre më i madh është në të njëzetat.

Temat
Shëndet

Të afërta