Përse duhet të përdorim farat e trëndelinës, bimës së çmuar

Trëndelina, është një bimë me një arome karakteristike dhe veti të çmuara ushqyese. Farat e saj përmbajnë beta karroten, beta sitosterol, kumarin, kaemferol, kuersitin, aminoacide, kalcium, folate, magnez dhe vitamina B.

Vepron si qetësues i aparatit tretës dhe i temperatures së lartë. Ndikon në uljen e kolesterolit dhe glicemisë.

Ndihmon kundër azmes dhe redukton mukusin në rrugët e frymëmarrjes. Nxit prodhimin e qumështit të gjirit dhe ndihmon në uljen e inflamacionit. Rekomandohet për semundjet e mushkrive.

Trëndelina është bimë barishtore njëvjeçare, e ngjashme me tërfilin, me gjethe treshe në trajtë vezake, me lule të imëta, me pesë petla të verdha e me erë të këndshme, që lulëzon në muajt prill-maj dhe që bën bishtaja të përkulura si kosë.

Temat
Fun

Të afërta