Një në pesë gra vuan nga vezoret policistike, ja terapia që kuron sindromën më të përhapur pas të 30-ave

Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, gratë që vuajnë nga sindroma e vezores policistike (PCOS) kanë mikrobiomë intestinale me një diversitet në mënyrë të konsiderueshme më të ulët, krahasuar me gratë e shëndetshme dhe ky fakt është i lidhur me hiperandrogjenizmin.

“Rezultatet tona sugjerojnë se testosteroni dhe hormonet e tjera androgjene mund të ndihmojnë në modelimin e mikrobiomës intestinale”, thotë Varykina Thackray (Universiteti i Kalifornisë), autore kryesore e studimit. Obeziteti dhe diabeti, që janë shumë të përhapur te gratë me PCOS, kanë treguar se kanë lidhje me reduktimin e shumëllojshmërisë së baktereve intestinale, ndaj studiuesit janë përpjekur të shqyrtojnë diversitetin e mikrobiomës intestinale të femrave me këtë sëmundje.

Ata analizuan feçet e 73 femrave të diagnostikuara me PCOS, që janë rekrutuar nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Poznan, Poloni dhe i krahasuan ato me feçet e marra nga 48 gra të shëndetshme dhe 42 gra që kishin morfologji policistike (PCOM), pa kritere të tjera diagnostike të PCOS-it.

Nga ana tjetër, rezultatet nuk kanë treguar lidhje mes indeksit të masës trupore (IMB) ose rezistencës ndaj insulinës dhe ndryshimeve të baktereve intestinale.

“Një kampionim i mikrobiomës intestinale te gratë obeze me apo pa PCOS, mund të japë mundësi të vlerësojmë se si obeziteti dhe rezistenca ndaj insulinës ndikojnë në mikrobiomën intestinale te gratë me PCOS.

Do të ishte interesante të përcaktonim nëse trajtimi i PCOS-it me antagonistë të androgjeneve ose me kontraceptivë oralë, mund të provokojë përmirësimin e mikrobiomës intestinale dhe të fenotipit metabolik PCOS”, nënvizojnë autorët, që përfundojnë duke marrë parasysh se falë variabilitetit intestinal njerëzor, do të jenë të mundshme kohorte klinike të gjera, që do t’i vijnë në ndihmë zgjidhjes së problemit. doktor33.

Temat
Shëndet

Të afërta