Mediat perëndimore ulin tensionet: Nuk do të ketë luftë mes SHBA-së dhe Rusisë

Mediat perëndimore kanë ulur tonet në monitorimin e situatës së tensionuar mes Rusisë dhe SHBA-së për gjendjen në Siri, duke vlerësuar se eskalimi i krizës atje është i panevojshëm.

“Associated Press” raporton se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter e ka paralajmëruar presidentin aktual, Donald Trump, mbi rreziqet e mundshme të një operacioni ushtarak kundër Sirisë, Rusisë apo Koresë së Veriut, duke kërkuar që të ruhet paqja në botë.

Në anën tjetër mediet franceze besojnë që paralajmërimet e SHBA-ve për një sulm të mundshëm në Siri janë tentativë që të ndëshkojë Rusinë për sukseset e saj në politikën ndërkombëtare. Sipas analistit francez të politikës ndërkombëtare, Karolin Galakteros, qëllimi i vetëm i këtyre paralajmërimeve dhe veprimeve është kundërpërgjigja ndaj sukseseve të Rusisë në skenën ndërkombëtare dhe sigurimin e paqes në Siri, transmeton lajmi.net.

Mediat britanike kanë paralajmëruar kryeministren, Theresa May, që të mos marrë hapa të ngutshëm.

Anëtarë të Partisë Konservatore i kanë bërë thirrje kryeministres që të mos ndërmarrë aksione pa miratimin e Parlamentit. Në një sondazh të publikuar nga “Sky”, bëhet e ditur që shumica e britanikëve kundërshtojnë intervenimin në Siri. Pjesëmarrësit në këtë sondazh të pyetur se nëse një aksion i tillë do të eskalonte në një konflikt me Sirinë, 48 për qind janë shprehur kundër eskalimit të situatës ndërsa vetëm 28 për qind ishin pro një operacioni ushtarak në Siri.

Tani duket se edhe Uashingtoni po tërhiqet.

Sipas autorëve të “NZZ’’ zviceran, emocionet po bien, dhe SHBA-të janë në pritje të hetimeve ndërkombëtare mbi atë se çka ndodhi në Siri. Ekspertë nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë filluar hetimet e tyre për ngjarjet e fundit atje. Duke u nisur nga kjo, autorë nga kjo gazetë vlerësojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë fuqinë e duhur në rajon për një “shpërthim” të mundshëm mbi situatën në Siri.

Ndërkaq, “Fox Neës” i kujton presidentit, Donald Trump, vendimin e tij për të tërhequr trupat nga Siria, e pas sulmit me armë kimike ku u vranë shumë civilë të pafajshëm, kjo media beson që Trump mund të nxjerrë një vendim të ri, që trupave atje t’u zgjasë qëndrimin e tyre.

Temat
Përgjithshme

Të afërta