Video perverse e mësuesit, flet bashkëshortja: Ishte thjeshtë një lojë midis nesh

Pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri, Sali Berisha, sa i takon videos së mësuesit të matematikës në shkollën “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë, ka reaguar bashkëshortja e Fatmir Dervina .

Në një koment në statusin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo shkruan se se videoja ishte një lojë midis tyre, ku gabimisht e ka postuar pa vetedije në “Facebook” duke menduar se ia ka derguar asaj në “Messenger”.

Po ashtu, ajo thotë se bashkëshorti i saj ka dhënë dorëheqjen dhe mohon të jënë mbështetës të Partisë Socialiste.

Komenti i saj:

I nderuar zoti berisha, sa per dijeni: Jam bashkeshortja e profesorit nga fushe kruja. Dua tju bej me dije se videoja ishte nje loje midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetedije ne facebook duke menduar se ma ka derguar mua ne messenger, shpreh keqardhjen qe ndodhi keshtu, te njejten vuajtje ka dhe im shoq i cili nuk ka vajtur sot ne shkolle dhe ka pranuar te jape doreheqjen.

Ndersa ne lidhje me shprehjet qe me akuzoni se jam socialist nuk eshte aspak e vertete per shkak se sot une po vuaj pasojat pasi ne periudhen tuaj bashkeshorti im ka qene drejtues shkolle dhe dua tju bej me dije qe jo vetem familja ime por i gjithe farefisi i bashkeshortit dhe une si shkodrane e flakte qe jam madje edhe pothuajse gjithe qyteti i shkodres kemi qene dhe jemi pas teje dhe une perfaqesoj te gjithe shkodren demokrate.

Pranoj qe ishte nje gabim padashje duke qene se im shoq nuk eshte aq specialist ne pordorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar. Nuk ju kemi braktisur ne kohet me te veshtira, kemi qene dhe do jemi gjithmone me ju. Ju lutem gjykoni si nje prind dhe jo si nje politikan. Faleminderit per mirekuptimin. /albeu.com/

Temat
Përgjithshme

Të afërta