Babai nuk merr pjesë në varrimin e të birit, zbulohet arsyeja pse ai vrau 2 persona 18 vite më parë

I ati i 28-vjecarit Mario Majollari i cili u ekzekutua mbrëmë me armë zjarri në zonën e Kinostudios nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në Drejtorinë e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e të birit.

“BalkanWeb” mëson se Avni Majollari nuk ka paraqitur kërkesë, por nëse do ketë një të tillë, Drejtoria e Burgjeve do të vendosë.

Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për një vrasje të dyfishtë në vitin 2000, konkretisht të shtetasit Ilir Gjuzit dhe Amarildo Nelajt. Pikërisht për vrasjen e këtyre dy të fundit dyshohet se është marrë hak dje duke i vrarë të birin me tre plumba.

Autori i dyshuar për vrasjen me tre plumba të 28-vjeçarit është vëllai i Ilir Gjuzit, Kastriot Gjuzi, 40 vjeç me banim në Tiranë. Mësohet se vëllai i Ilir Gjuzit, nuk është gjetur në banesë kur ka shkuar policia.

Në një prononcim për “BalkanWeb” fqinjët thonë se nuk ishin në dijeni të së shkuarës së babait të Marios, pasi prindërit e tij ishin divorcuar kur ai ishte vetëm 2 vjeç dhe nëna e tij është kujdesur për ta rritur dhe arsimuar.

Kjo mendohet se është edhe arsyeja që Avni Majollari nuk ka marrë leje për të marrë pjesë në varrimin e të birit për të shmangur përplasjen me familjarët e sish bashkëshortes.

Detaje nga krimi i babait:
“Në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasin Armando Nelaj (ish-kunati i tij) dhe Ilir Gjuzin, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt”, thoshte policia ne ate kohe per babain e Mario Majollarit, që u ekzekutua mbrëmë me 4 plumba në Tiranë.

Avni Majollari ndodhet në burg, i dënuar përjetë për vrasje të dyfishtë, të kryer në bashkëpunim 18 vite më parë.

Ai u arrestua 14 vite pas ngjarjes dhe në banesë iu gjet arsenal armësh gjatë një operacioni që realizoi Policia e Tiranës në vitin 2014-të.

Majollari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Por Armando Nelaj qe eshte vrare nga babai i Marjos, ka qene kusheriri i pare i nenes se Marjos, e cila e ka pasur djale xhaxhai.

Mesohet se vrasja ne vitin 2000 ka ndodhur ne sherr e siper, per vetembrojtje.

Temat
Përgjithshme

Të afërta