U përfol se shkatërroi koncertin e Noizy-t në Amerikë, shihni si përgjigjet Don Phenom [FOTO]

Don Phenom është kthyer në një fenomen brenda një kohe të shkurtër në Shqipëri. Kohët e fundit ka marrë një famë të madhe dhe kjo pasi filloi ‘DISS’-et kundrejt reperit shqiptar, Noizy-t.

Në vitin 2017 në median online u përhap menjëherë lajmi se ishte Don Phenom ai që tentoi të shkatërronte koncertin e Zinizin, teksa ky i fundit performonte në Amerikë.

Por kjo gjë shihet të mos jetë e vërtetë, pasi reperi e mohoi këtë gjë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Why Not’ nga Roza Lati.

“Aty kanë qenë vëllezërit e mi, unë nuk kam qenë. Shumë djem në Nju Jork vishen me të njëjtin stil, mos më keni ngatërruar me dikë tjetër.”, – u shpreh Don Phenom.

“Nëse do i kishe bërë diss Noizyt, do ia bëje që t’ia shkatërrosh karrierën?” u pyet nga Lati, ndërkohë ai jep këtë përgjigje:

“Nëse doni të dëgjoni dissa, dëgjoni këngët që kam bërë në vitin 2017.”/intv.al/

Temat
Përgjithshme

Të afërta