Burrin ia arrestuan protestoi për taksën 10 euro, rrëqeth gruaja: Lefteri vinte me 1 mijë lekë në ditë…

Një nga të arrestuarit e protestës së 31 marsit në Kalimash është edhe Lefter Rexhmati.

Familja e tij ka 5 vjet që jeton në Kukës. Poshtë pallatit është furgoni i Lefterit.

Ai punonte prej tre vjetësh duke bërë transport udhëtarësh Kukës-Tiranë, një rrugë në ditë.

Lefterit i duhej të paguante 22 euro në ditë sipas tarifave të vendosura nga kompania koncesionare.

“I kushtonte 30 mijë lekë Lefterit që të linte tek sporteli që ishte vendosur atje. 1 milionë shkonte në muaj.

Ai nuk merr aq dhe si do ta përballonte. Një ditë kishte punë, një ditë jo. Vjen edhe pa lekë në shtëpi, ka sjellë edhe vetëm 1 mijë lekë”, thotë Servetja, gruaja e tij.

Temat
Përgjithshme

Të afërta