Makina shpërthen në flakë në lëvizje, tymi dhe flaka alarmojnë kalimtarët

Një automjet në Tiranë ka shpërthyer në flakë rreth orës 19:00 të pasdites së sotme.

Kjo ngjarje ka ndodhur te Kthesa e Kamzës, ku një mjet tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga një 26-vjeçar me inicialet E.B është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme material, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Njoftimi i policisë
Me date 07.04.2018 rreth orës 19:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek kthesa e Kamzës, një mjet në lëvizje ka marr flakë.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë konstatuar se:

Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në lëvizje, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Temat
Përgjithshme

Të afërta