Defatoret i bëjnë diss Dardan Islamit (Video)

I ftuar këtë javë në emisionin “Përrallë me Tupan”, ishte gazetari, analisti dhe komediani Dardan Islami.

Ai ishte ndër përkrahësit e Shpend Ahmetit në garën e tij për kryetar të Prishtinës, por nga kjo doli i zhgënjyer. Këtë shpeshherë e kemi kuptuar nga statusat e tij në facebook, ku shprehet mjaft i pakënaqur.

“Defa Show” nga Ferizaji, të cilat janë pjesë e “Përrallë me Tupan”, i bënë një “diss” Dardanit, duke i dhënë disa këshilla.

Nën udhëheqjen e Valon Malokut – ValaMalës, ky emision shfaqet çdo të premte, nga ora 20:30 në First Channel dhe në YouTube.

Për më shumë ndiqni emisionin në videon e mëposhtme:

Temat
EmisionetPërrallë me TupanShowbizValaMala Show

Të afërta