Nxënësi zbulon profesionin e dytë të mësuesit, e gjen në faqet e filmave porno

Një mësues në Australi përveç profesionit të mësimdhënies ishte dhe aktor i filmave pornografikë.
Ky “sekret” i mësuesit 50-vjeçar Scott Shewood u zbulua nga nxënësit e tij në shkollën Peacehaven Community School në lindje të Sussex, Australi.

Ishte një nxënës që fillimisht zbuloi se emri i mësuesit nuk ishte Aaron Cage si ai u ishte prezantuar atyre, por Scott Shewood.

Këtë nxënësi e kishte zbuluar pasi kishte parë një video në Youtube, dhe më pas shkoi një postim në rrjetet sociale: “Ky është mësuesi im i matematikës, emri i tij i vërtetë është Scott Sherwood, jam i frikësuar”.

Të tjerë nxënës më pas kanë zbuluar foto të mësuesit.

Mësuesi u bë një model i faqeve pornografike rreth 8 vjet më parë dhe në atë kohë ai ishte mësues me kohë të pjesshme në këtë shkollë.

Temat
Fun

Të afërta