Në Prishtinë në më pak se tri orë, 37 aksidente rrugore

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka theksuar për Telegrafin se sot prej orës 7:00 deri në 9:30, janë raportuar 37 aksidente rrugore.

Sipas këtij raporti prej këtyre aksidenteve 26 janë me dëme materiale, derisa 8 prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore.

Ndryshe, lexuesit e Telegrafit po dërgojnë vazhdimisht fotografi në të cilat po paraqiten vështirësitë në kalimin e rrugëve për shkak të reshjeve të borës në tërë territorin e Kosovës, ku si pasojë po regjistrohen edhe numër i madh i aksidenteve. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta