Arrestohet Sarkozy, dyshohet se mori 50 milionë euro nga Gaddafi

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ndodhet nën masën e paraburgimit, pasi është marrë në pyetje lidhur me dyshimet se ai ka pranuar ilegalisht miliona euro për kampanjën e tij të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit Muammar Gaddaf.

Ky hetim do të jetë skandali më i madh financiar në Francë për dekada të tëra.

Sarkozy që ishte president i Francës në vitet 2007-2012, vazhdimisht i ka mohuar këto akuza.

Në prill të vitit 2012 u publikua një dokument ku thuhej se për Sarkozyn erdhi një pagesë prej 50 milionë eurosh nga regjimi diktatorial i Gaddafit, si mbështetje për figurën e tij gjatë kampanjës.

Temat
BotëLajme

Të afërta