Eni Çobani i përgjigjet Agron Llakajt në këtë video!

Për tu mos humbur e shtuna në ekranin e IN Tv. Moderatori Ermal Peçi pret në shtëpinë e tij të ngrohtë juristen e njohur Eni Çobani dhe aktorin e...

Për tu mos humbur e shtuna në ekranin e IN Tv. Moderatori Ermal Peçi pret në shtëpinë e tij të ngrohtë juristen e njohur Eni Çobani dhe aktorin e humorit Visjan Ukcenaj.

Programi merr që në nisje të tij buzëqeshje nga përshendetjet e veçanta që identifikojnë zonjën Eni në rubrikën e saj. Si lindi ky komunikim?

A merr ajo dhurata prej tyre? Deri kur historitë në rubrikën e saj kishin protagonistë jo real?

A ofrojnë shqiptaret lekë që problemi i tyre te shfaqet në ekran.

Ermali dëshiron të ketë ndjesinë e Enit përballë deklaratave te fundit të Agron Llakaj ndaj saj. Edhe pse s’do donte të fliste, e bën në ‘Një kat më lart’. Por ka më shumë, një telefonatë nga djali, na sjell detaje të veçanta nga raporti i tyre.

Pjesa e dytë e programit dominohet krejtësisht nga të qeshurat,Visjani është në studio, ndaj është mëse e kuptueshme. Si u ndje ai përballë portaleve që e ‘masakruan’ për videon e 7 Marsit?

A do largohet ai nga Apartamenti 2xl? Ka marrë një oferte të re? Partnerja dhe rrëfimet e saj do t’ju bëjnë të qeshni gjatë. Dasëm në horizont?
Na ndiqni neser, të shtunën, ora 17:00.

Temat
Showbiz

Të afërta