Lexojeni tani! I mituri zbulon se është gati duke vdekur, pasi mjekët gabimisht e… (foto)

Hunter Brady është një djalë vetëm 16 vjeç, të cili i është dhembur bota nën këmbë. I riu, i cili jeton në Tampa, Florida, mendonte se vuante nga një...

Hunter Brady është një djalë vetëm 16 vjeç, të cili i është dhembur bota nën këmbë. I riu, i cili jeton në Tampa, Florida, mendonte se vuante nga një grip i thjeshtë:

Mjekët i kishin thënë atij se problemet e tij të frymëmarrjes vinin pikërisht nga një gjendje gripi dhe për këtë arsye ata e trajtuan me antibiotikë. E megjithatë, ishte një hap larg vdekjes.

Kur simptomat filluan të përkeqësohen, pavarësisht trajtimit me antibiotikë, prindërit e Hunter Brady e çuan atë në spital për të kuptuar se çfarë po ndodhte me fëmijën e tyre.

Këtu ai zbuloi se kishte një limfomë Hodkin të fazës së katërt, një tumor malinj që sulmon indet limfoide sekondare, të tilla si nyjet limfatike. Por mjekët e kishin diagnostikuar me një grip të thjeshtë.

E për këtë shkak, Hunter Brady ishte gati të vdiste nga kanceri. Mjekët e spitalit menjëherë filluan t’i bëjnë djalit një cikël të kimioterapisë, duke shpresuar që t’i shpëtojnë jetën. Fatkeqësisht ne të gjithë e dimë se ky trajtim shkakton humbjen e të gjitha flokëve, përcjell ShkodraNews.

Përveç dhimbjes për sëmundjen, Hunter Brady gjithashtu duhet të merret me një tjetër tragjedi. Nxënësit vendosën të tërbohen kundër tij në rrjetet sociale, duke i thënë atij se meriton vdekjen, se kanceri ishte ai që ai meritonte.

Historia u rrëfye nga nëna e djalit në media dhe ajo shprehej se nuk i beson dot atyre që lexon çdo ditë në internet. Dhe në realitet është fëmija i sëmurë që i forcon të gjithë kur, duke u dhënë një mësim atyre që, në vend të kësaj, nuk bëjnë asgjë, por mbjellin urrejtje.

Ai nuk e vret mendjen për atë që është shkruar, sepse ata nuk mund ta dinë se çfarë ai ndjen, por kur një ditë do ta kuptojnë do të jetë shumë vonë.

Hunter Brady dëshiron të jetojë dhe dëshiron të fitojë mbi sëmundjen, së bashku me njerëzit rreth tij dhe besimin e tij në Zot, si dhe forcën dhe guximin e tij.

Ai nuk do të heqë dorë!

Temat
Shëndet

Të afërta