Kujdes! Këto 4 gjëra nuk duhet ti mbani kurrë në portofol

Karta e Sigurimeve Shoqërore Gjëra e parë që nuk duhet ta mbani në kuletë është Karta e Sigurimit Shoqëror. “Numri i Sigurimeve Shoqërore është informacion jetik për hajdutët që...

Karta e Sigurimeve Shoqërore

Gjëra e parë që nuk duhet ta mbani në kuletë është Karta e Sigurimit Shoqëror.

“Numri i Sigurimeve Shoqërore është informacion jetik për hajdutët që mashtrojnë me identitet dhe për dëmet që rezultojnë nga vjedhja e identitetit mund të ndikojë në financat tuaja për vitet që vijnë”, Michael Bruemmer, nënkryetar i mbrojtjes së konsumatorit në kompaninë për raportimin e kredive, Experian.

Nëse dikush ia del të vjedhë numrin e Sigurimit Shoqëror, atëherë ai ose ajo mund të aplikojë për kredi në emrin tuaj.

Certifikata e lindjes ose Pasaporta

Kur të dilni jashtë shtëpisë është më mirë që të mos i merrni me vete certifikatën e lindjes dhe pasaportën.“Ashtu si numri juaj i sigurimeve shoqërore, këto objekte përmbajnë disa informacione të rëndësishme dhe personalisht të identifikueshme, dhe humbja e tyre do ta bëjë shumë të lehtë për vjedhësit që të vjedhin identitetin tuaj”, tha Bruemmer.Për fat të keq, më shumë se gjysma e udhëtarëve të anketuar nga Experian thanë se mbanin pasaportat e tyre në kuletat e tyre.

Karta krediti

Një studim i kryer nga shërbimi i identitetit të ProteminMyID të Experian zbuloi se 47 përqind e konsumatorëve nuk i heqin kartat e kreditit të panevojshme nga kuletat e tyre para se të udhëtojnë.“Nëse kuleta juaj është vjedhur dhe keni më shumë se tri karta krediti, kjo do të thotë që ju jeni duke i dhënë mundësi një hajduti që të manipulojë me identitetin tuaj”, shtoi Bruemmer.Ai rekomandon që gjatë udhëtimeve të mbahet vetëm një kartë krediti.

Pini dhe fjalëkalimet

Disa njerëz i shkruajnë Pinin dhe fjalëkalimet me një letër dhe preferojnë që atë letër ta mbajnë në kuletë. Bruemmer shton se nëse dikush ia del të vjedhë Pinin dhe fjalëkalimet, me shumë lehtësi ata do të kenë qasje në llogaritë e juaja dhe do të mund të bëjnë blerje me llogaritë e juaja bankare.

Temat
Fun

Të afërta