A është ndarë me Afronën? Reagon Blero

Pak ditë më parë në mediat rozë u përhap lajmi për ndarjen e këngëtarit Blero Muharremi nga partnerja e tij modele, Afrona Dika.

Ndërsa këngëtari i ka propozuar për martesë dhe pritej ceremonia e celebrimit, lajmi nuk u kursye.

Por Blero u ka dhënë fund të gjitha dyshimeve, duke publikuar një fotografi në Instagram.

“E bukura dhe bisha”, shkruan këngëtari, teksa shihet në krahë të modeles bukuroshe, e cila mban kapele në kokë dhe syze.

Blero dhe Afrona janë bashkë prej më se dy vitesh, por për shkak të angazhimeve të të dyve, shpesh e gjejnë veten larg njeri tjetrit. Këngëtari ka lënë pas një martesë të dështuar me aktoren Teuta Krasniqi, nga e cila është bërë baba i vogëlushes me emrin Tara.

Temat
Showbiz

Të afërta