Vdes në gjumë Davide Astori

Një lajm i zi ka tronditur Italinë, por edhe mbarë botën e futbollit mëngjesin e sotëm. Futbollisti italian Davide Astori, ka vdekur të dielën në moshën 31-vjeçare, transmeton Gazeta Express.
Klubi futbollistik Fiorentina njoftoi se kapiteni i tij Astori ka vdekur në gjumë, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen.

Qendërmbrojtësi, i cili më 7 janar festoi ditëlindjen e 31-të, ka regjistruar 14 paraqitje dhe një gol për reprezentacionin e Italisë.

Sipas mediave në Udine, lojtari sot në mëngjes nuk është zgjuar në hotelin “La di Moret”, ku ishte stacionuar ekipi i Fiorentinës para ndeshjes së sotme me Udinezen.

“Fiorentina është thellësisht e tronditur dhe njofton se kapiteni Davide Astori ndërroi jetë”, thuhet në komunikatën e klubit të tij.

Vetëm dy javë më parë Astori u bë baba, shkruan Gazeta Express.

Temat
BotëBotëLajmeSport

Të afërta