Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur.

Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte emër i shquar i muzikës shqiptare, i cili për vite të tëra argëtoi publikun me këngë dashurie.Lajmin për vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur djali i tij, Elvisi përmes llogarisë së tij në Facebook.“Me pikëllim lajmërojmë të afërmit dhe shokët tanë, se sot me datë 03.03.2018. ndërroi jetë babi ynë NIJAZI BYTYQI! Varrimi do të bëhet nesër (04.03.2018)në ora 12:00, me Drekë.”, shkruan ndër të tjera në njoftim djal i këngëtarit.“Eja e dashur”, “Venera”, “Flutura”, “Një letër ta shkrova”, janë disa prej krijimeve të Nijaziut.

Temat
Art

Të afërta