Fisnik Ismaili zbulon se Glauk Konjufca ishte në AAK para se t’i bashkohej Vetëvendosjes

Pas çarjeve të mëdha brenda Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat janë manifestuar me dorëheqjen e një numri të caktuar të figurave që kanë bartur funksione brenda kësaj partie politike, por edhe mbajnë poste të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ‘lufta’ e zyrtarëve të kësaj partie tashmë ka filluar në rrjetet sociale.

Njeriu që shau të gjithë për Vetëvendosjen e vjetër, Fisnik Ismaili, tash ka filluar t’i ofendojë njerëzit kryesor, ata që i preferon Albin Kurti. Ismailin në Facebook, aktivistët e LVV’së kanë filluar që ta sulmojnë duke thënë se ka qenë në AAK, si dhe asnjëherë nuk ka qenë në krah të Lëvizjes. Por deputeti Ismaili i ka replikuar aktivistit duke i thënë se këtë herë njeriu më i afërt i Albin Kurtit në VV, Glauk Konjuvca ka qenë në AAK, Hydajet Hyseni e Ismail Kurteshi kanë qenë në PDK. Isamili krahas këtyre tre deputetëve të VV’së thotë se ka edhe të tjerë që kanë qenë në parti politike. E aktivisti i VV’së i cili i replikoi Ismailit, i ka thënë atij se Konjufca ka shkuar në VV për shkak të programit. “Shumë je ka kapesh për k.. e Hydes e ismailit e kogja nifar lepizde u kallxojshe ndaj tyne sa herë që i ke pa. Burri ndryshe e ka”, i ka replikuar tutje komentuesi Fisnik Ismailit.

Ndërkohë që Ismaili në Facebook e ka vënë në dyshim edhe inteligjencën e zëdhënëses së LVV’së, Tinka Kurtit.

Thotë se përzgjedhja e saj në kryesi pavarësisht intelektit që e ka tregon më së miri se ku ka shkuar tashmë kjo parti.

“Kjo tregon më së miri se çka ka mbetur aty”, ka shkruar Fisniku.

Tutje, nga Lëvizja Vetëvendosje, nga postet e larta drejtuese, tashmë kanë dhënë dorëheqje personalitete të njohura politike duke përfshirë kryetarin Visar Ymeri, nënkryetarin Dardan Sejdiu dhe anëtarë tjerë të këtij subjekti politik. Zyrtarët e mbetur në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje, më herët kanë mohuar se ka përçarje dhe fraksione brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato vetëm si mospajtime./GazetaExpress.

Temat
LajmeVend

Të afërta