DJ Blunt flet për Express: Jemi pajtuar me Shoshin dhe Ledrin, s’ka paqe me Gjikon

Dj Blunt ka thënë se vetëm me Gjikon nuk janë pajtuar ndërsa me Ledri Vulën e Faton Shoshin po. Ka dhënë parashikime të këqija për reperin nga Peja. Ka thënë se karriera e tij do të shkojë teposhtë. Nuk ka sqaruar se për çka e ka fjalën derisa ka dhënë edhe cilësime se Gjiko është fals. Krejt këto komente, Dj Blunt i ka bërë një natë pasi pati kërcënime, sharje mes dy grupeve të këngëtarëve kosovarë. Ndërkohë, grupi tjetër, në krye me Ledrin, Faton Shoshin dhe Gjikon kanë mohuar se janë pajtuar me DJ Blunt dhe Real 1.
Edhe pse i quajti “kurvë”, Dj Blunt tha se ka respekt për Ledrin dhe Shoshin. Tha se të dy janë nga Prishtina dhe s’kanë çka i bëjnë njëri -tjetrit.

“Na kena arrit paqe veç me do prej tyre, me Gjikon asnjëherë nuk kemi arrit paqe. Me Gjikon nuk kemi arrit paqe edhe ai ka me shku teposhte me karrierë. Ma shume s’kam çka me folë, për Ledrin respekt se është i Prishtinës edhe për Shoshin se i qituhit është, S’ka as ai neve çka na bon as na atina”, u përgjigj shkurtë Dj Blunt për Gazetën Express.

Ndërsa, për Gjikon thotë se është fals dhe paralajmëron se karriera e tij do të shkojë teposhtë.

“Ai është fake edhe pikë veç qikaq leja. Fake është ai”, thotë Blunt.

Përplasje ndërmjet këngëtarëve të estradës sonë ka pasur edhe më parë dhe të njëjtat kanë rezultuar me pajtim.

Dy ditë të shara, ofendime, kërcënime e çka jo tjetër, rezultuan me paqe ndërmjet Dj Blunt, Real 1, Ledri Vulës e Faton Shoshit. Por, paqja nuk u arrit me reperin nga Peja, Gjikon. Mëngjesin e sotëm mediat raportuan se nga kjo telashe kanë shpëtuar të gjithë.

Temat
Showbiz

Të afërta