Shikoni çka bën për Elvanën modelja me famë botërore

Elvana Gjata vazhdon të pëlqehet me sesionin akustik që solli mini albumin live 3 në ditën e rëndësishme të saj, ditëlindjen, shkruan Kosovarja.

Ky realizim ishte njëra nga ëndrrat e saj, tashmë këngët janë të publikuara në kanalin ‘YouTube’. Dhe adhurues të këngës së saj, nga e gjithë bota ku ka shqiptarë vazhdojnë për ti sjell videot në shoqërim të këngëve të këtij sesioni.

E këto për këngëtaren janë dhurata më ë bukur dhe e çmuar, dhe nuk janë të pakta.

Njëra nga videot që i është dërguar në llogarinë e saj është edhe e modeles shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj. Në mes vajzave është një raport shumë i mirë. Edhe me anë të kësaj video ajo ka treguar mbështetjen dhe dashurinë e madhe për të.

Emina asnjëherë nuk ka nguruar të mbështesë njerëzit kombit të saj dhe mban një relacion shumë të ngrohtë. Përndryshe modelja është duke pritur fëmijën e dytë, e shtatzënia sa vjen e i shton hijeshinë çdo ditë e më shumë. /Kosovarja/

Temat
Showbiz

Të afërta