Pretendoi se e duron goditjen, u ‘palos si karrige’ në momenti që u grushtua (Video)

Jordan Sharpe nga Durbantonshire e Skocisë, pretendonte se ishte aq i fortë dhe mund ta duronte grushtimin e mikut Kevin Robinson, i cili për një kohë është marrë me boks.

Por, në momentin që u godit në fytyrë, 26-vjeçari humbi kontrollin dhe ra, ndërsa mbeti pa ndjenja për afro tre minuta, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa ra mbi një tavolinë me gota dhe shihe, para se të largohej nga miqtë që e dërguan për kontroll.

Mënyra se si ra, u komentua sikur të jetë ndonjë karrige që paloset, ndërsa u shpërnda me shpejtësi në rrjetin social.

“Kur pini alkool, mos mendoni se jeni të fortë. Larg grushteve edhe nëse janë vetëm për mahi” ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

Temat
Fun

Të afërta