LDK-ja, Nisma dhe PDK-ja e izolojnë Haradinajn, merren vesh për një draft të ri

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se kanë arritur marrëveshje me PDK-në e Nismën për një draft të ri përmes së cilës synohet t’i jepet zgjidhje Demarkacionit. Ai thotë se nuk pajtohen assesi që raporti i Bulliqit të dalë në votim. Por për këtë nuk është pajtuar as Haradinaj

“Po presim të fillojë seanca për të marrë një vendim shumë të rëndësishëm. I ftojmë të gjitha partitë politike që të veprojnë, që kosovarët të lëvizin lirshëm. E kemi përkrahur deklaratën e përbashkët të presidentëve sepse ajo lë mundësi për korrigjim sipas neneve 7 dhe 11 të Marrëveshjes, presim që partitë të paraqiten në Kuvend dhe seanca të zhvillohet normalisht, të mos i kemi skenat e gazit”, u shpreh Hoti.

Ai tha se dje kanë negociuar gjithë ditën me partitë shqiptare dhe u kanë dhënë mundësinë që t’i shohin kërkesat e tyre.

“Kemi arritur marrëveshje me PDK-në e Nismën për draftin që duhet të votohet në Kuvend dhe presim që të pajtohen me atë draft dhe të reflektojnë karshi kësaj Marrëveshje dhe se paku t’i sigurojnë 61 vota tjera dhe me votat tona Marrëveshja kalon përfundimisht”, tha Hoti.

Hoti theksoi se janë dakorduar që Projektligjit t’i bashkohet Deklarata e presidentëve, ndërsa raporti i Bulliqit t’iu jepet deputetëve për informim. /Express

Temat
LajmeVend

Të afërta