Gjumi i çrregullt shkakton këto dy sëmundje të rrezikshme

Sipas studimeve të fundit është kostatuar se të rriturit e moshës 18-64 vjeç duhet të flenë rreth 7-9 orë gjumë në natë, ndërsa personat mbi 65 vjeç 7-8 orë gjumë. Format e çrregullta të gjumit ndikojnë rëndë në shëndet dhe mirëqenie.

Gjumi i varfër është i lidhur me dhimbjet e mëdha, depresionin dhe ankthin. Raportet e publikuara konstatojnë se cilësia e keqe e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 48% dhe goditjeve në tru në 15%.

Cilësia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe më përcaktues në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare nëse shoqërohet me pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe një diete të varfër. Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit që kontribuojnë për sulm në zemër, goditje dhe presion të lartë të gjakut.

Këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm:

-Shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë, mundësisht rreth orës 22:00.

-Fikini dritat, sepse errësira sinjalizon trupin për prodhimin e hormonit melatoninë, hormon që ndikon në një gjumë sa më të mirë.

-Mos hani ushqim 2 orë para se të flini.

-Pini çaj kamomili 1 orë para se të flini, sepse do t’ju qetësojë.

Temat
Shëndet

Të afërta